Sot, në një ceremoni të mbajtur në hapësirën e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Rudolf Walther”, paralelja e ndarë në Dobidol, u vendos gurthemeli për ndërtimin e një terreni sportiv të ri. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëpunëtorë të tij, mësimdhënës, nxënës dhe banorë të fshatit.
Projekti për ndërtimin e terrenit sportiv është rezultat i një bashkëfinancimi midis Komunës së Rahovecit dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përkatësisht Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim dhe organizatës “Advancing Together”.
Leave a Reply