Klubi i Hendbollit Rahoveci përgatitet të luajë ndeshjen e parë historike në Finalen e Playoffit të Superligës këtë të shtunë, më 25 maj, në orën 19:00. Kjo ndeshje do të luhet në palestrën”Mizair Isma” dhe pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme për Rahovecin, pasi klubi do të synojë titullin e tij të parë kampion.
Rahoveci do të presë fituesin e ndeshjes midis Besa Famgas dhe Kastriotit. Klubi ka bërë thirrje për mbështetje masive nga banorët e qytetit, duke shpresuar të shënojë një kapitull të ri në historinë e sportit lokal.
Ekipi që fiton dy nga tre ndeshjet do të shpallet kampion, me Rahovecin të avantazhuar nga terreni vendas.
Leave a Reply