Policia e Kosovës njofton se në pronën e një personi në Rahovec janë gjetur disa bimë kanabis sativa.
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që sipas Policisë ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu.
Lidhur me rastin, Policia thotë se është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.
Leave a Reply