Drejtoria e SHFMU “Bekim Sylka” në Rahovec ka shpallur procesin e regjistrimit për nxënësit e rinj që do të fillojnë klasën e parë dhe për ata që do të hyjnë në grupet parashkollore në shkollën “Bekim Sylka” për vitin shkollor 2024/2025. Regjistrimi për klasën e parë do të bëhet nga data 15 maj deri më 30 qershor 2024, çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 15:00, në ambientet e shkollës, me përkujdesjen e psikologëve shkollorë.
Prindërit që dëshirojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm që përfshin një kopje të ekstraktit të lindjes dhe një kopje të librezës së vaksinimit të fëmijës. Për regjistrimin e fëmijëve në grupet parashkollore, procesi fillon më 15 maj 2024, dhe do të vazhdojë deri sa të plotësohet numri i paraparë i fëmijëve për këto grupe.
Në fund të njoftimit, drejtoresha e shkollës, Beatrisa Demiri, shpreh urime për suksesin e të gjithë fëmijëve në rrugën e tyre të arsimit. Ky lajmërim synon të informojë prindërit dhe të interesuarit mbi procedurat dhe kërkesat për regjistrimin e nxënësve në një nga institucionet arsimore kryesore në komunë.
Lajmërimi i plotë:
Leave a Reply