Nënshkruhet Marrëveshja për Financimin e Fazës së Dytë Projektit për Zonën Ekonomike në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme për vazhdimin e financimit të fazës së dytë të projektit për ndërtimin dhe funksionalizimin e Zonës Ekonomike – Parku Industrial në Opterushë.

Ky projekt është një bashkëpunim i Komunës së Rahovecit dhe MINT-it, ku në këtë fazë do të investohen edhe 1,000,000.00€, mjete të cilat do të sigurohen nga MINT-i.

Kjo marrëveshje, sipas Latifit paraqet një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit, dhe i njëjti shprehu falënderimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga institucionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *