Kryetari Smajl Latifi Fton Qytetarët e Rahovecit të Marrin Pjesë në Regjistrimin e Popullsisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë një thirrje publike përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook, duke iu kërkuar qytetarëve të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës. Latifi theksoi se kanë mbetur vetëm disa ditë deri në përfundimin e këtij procesi vital.

Ai shtoi se pjesëmarrja në regjistrim është thelbësore për zhvillimin e politikave në komunë, pasi të dhënat e mbledhura përdoren për planifikimin e buxhetit. Latifi gjithashtu nënvizoi se regjistrimi është një detyrim ligjor dhe i ftoi të gjithë qytetarët të regjistrohen pa vonesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *