Konstituohet Kuvendi i Fëmijëve të Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, më 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, u konstituua Kuvendi i Fëmijëve të Rahovecit. Ky aktivitet u organizua për të shënuar rëndësinë e kësaj dite dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në çështjet komunitare.

Gjatë mbledhjes konstituive, ekzekutivi dhe zyrtarët e Komunës së Rahovecit i uruan fëmijët e përzgjedhur për këtë kuvend dhe iu bënë thirrje që të ngritin zërin për pakënaqësitë dhe të angazhohen në përmirësimin e shkollave të tyre.

Kryetare e Kuvendit të Fëmijëve u zgjodh Diona Sokoli nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (ShFMU) “Isa Boletini”. Nënkryetare u zgjodh Ernesa Durguti nga ShFMU “Sadedin Hajda”, ndërsa sekretar u emërua Ron Haxhijaha nga ShFMU “Isa Boletini”.

Kuvendi i Fëmijëve të Rahovecit pritet të jetë një platformë e rëndësishme për të dëgjuar zërin e fëmijëve dhe për të promovuar ndryshimet pozitive në komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *