Komuna e Rahovecit ka inauguruar një fushë sportive të re në fshatin Gur i Kuq, në një ceremoni ku morën pjesë bartës të institucioneve komunale, mësimdhënës dhe qytetarë të zonës. Fusha sportive, e cila është ndërtuar në hapësirën e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “31 Marsi”, përfshin mjedise për futboll, basketboll dhe volejboll dhe është e destinuar për përdorim nga të rinjtë, nxënësit dhe të gjithë qytetarët e Gurit të Kuq për qëllime sportive dhe rekreacionale.
Kostoja e këtij projekti kap vlerën e 33,394 eurove.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ndau lajmin në profilin e tij në Facebook, shprehu kënaqësinë për përfundimin e këtij projekti, duke theksuar se fusha e re sportive do t’u shërbejë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e rekreacion.
Leave a Reply