Në parkun e qytetit “TONI dhe MICI” në Rahovec, është hapur një ekspozitë artistike, si pjesë e manifestimit përkujtimor “Java e Dëshmorëve”. Kjo ekspozitë përfshin një sërë pikturash të realizuara nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”, nën përkujdesjen e mësimdhënëses Zarije Popaj.
Pikturat e ekspozuara trajtojnë tema të vuajtjeve, sakrificës, traditës dhe trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit shqiptar. Ky aktivitet ka për qëllim të theksojë dhe të nderojë kontributin dhe sakrificën e popullit shqiptar përgjatë viteve.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizitoi ekspozitën dhe vlerësoi lart punimet e nxënësve. Nxënësit u përgezuan për shkathtësitë e tyre artistike dhe u inkurajuan të vazhdojnë të zhvillojnë dhe shprehin talentet e tyre në fushën e artit.
Leave a Reply