Në përkujtim të 25-vjetorit të çlirimit të Rahovecit, Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec, Edon Cana, ka postuar një mesazh urimi në Facebook. Ai theksoi rëndësinë e kësaj dite historike, duke nderuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët që kontribuuan për lirinë e komunës.
“Ne kemi liri e shtet, sepse djemtë luftëtarë të UÇK-së vendosën të mbrojnë me çdo çmim njerëzit e tyre, shtëpitë, arat, fushat…tokën e Kosovës,” shkroi Cana. Ai shprehu urimet e tij për të gjithë qytetarët e Rahovecit, duke u bërë thirrje që të festojnë Ditën e Çlirimit me krenari.
Cana përfundoi mesazhin e tij me urimin: “E gëzofshim lirinë brez pas brezi!” Duke përkujtuar këtë ditë të lavdishme dhe historike, ai shprehu shpresën për një të ardhme të ndritur për komunën e Rahovecit dhe gjithë Kosovën.
Leave a Reply