Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në fshatin Mrasor të Rahovecit, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai i ka thënë KOHËS se aksidenti mes dy automjeteve ka ndodhur të dielën në orën 21:20, gjegjësisht në rrugën Gjakovë-Klinë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, e rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtat persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e plotë.
Burimi i lajmit: Koha.net
Leave a Reply