Me rastin e Ditës së Çlirimit të Rahovecit, Lëvizja Vetëvendosje, dega në Rahovec, së bashku me aktivistët e saj dhe koordinatorin Prof. Dr. Ali Dula, vizituan vendet ku pushojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit. Kjo datë përkujton largimin e forcave okupatore serbe nga zona e Rahovecit dhe vendosjen e forcave të NATO-s dhe njësive ushtarake të UÇK-së.
Gjatë aktivitetit, kordinatori dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje theksuan rëndësinë e kësaj dite historike dhe nderuan të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e atdheut. “Duke kujtuar këtë të kaluar, ne duhet të kemi forcën për të luftuar së bashku për një të ardhme më të mirë,” thanë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Leave a Reply