Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë një thirrje publike përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook, duke iu kërkuar qytetarëve të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës. Latifi theksoi se kanë mbetur vetëm disa ditë deri në përfundimin e këtij procesi vital.
Ai shtoi se pjesëmarrja në regjistrim është thelbësore për zhvillimin e politikave në komunë, pasi të dhënat e mbledhura përdoren për planifikimin e buxhetit. Latifi gjithashtu nënvizoi se regjistrimi është një detyrim ligjor dhe i ftoi të gjithë qytetarët të regjistrohen pa vonesë.
Leave a Reply