Raho Gazeta

Thirret Mbledhja e Pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Rahovecit do të mbajë mbledhjen e tij të pestë për vitin 2024 më 20 maj, e hënë, duke filluar nga ora 10:00. Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Anëtarët e komitetit janë të ftuar të marrin pjesë për të diskutuar çështjet e propozuara në rendin e ditës, të cilat do të jenë në qendër të diskutimeve të kësaj mbledhjeje.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit për shpalljen e “QYTETAR NDERI” të Komunës së Rahovecit, z. Pandeli Majko, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim, personave fizikë dhe juridikë nga 1 (një), deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vjet, P- 01039-0, ZK- Xërxë;
4. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës. P- P- 01039-0, ZK- Xërxë;
5. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 8/2013, të datës 02.04.2013 për konstituimin e të drejtës së servitutit sendor në pronësinë komunale.
6. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e të drejtës së kalimit në parcelën publike komunale me Nr. 71510032-00069-0 ZK-Zoqisht;
7. Të ndryshme

Exit mobile version