Raho Gazeta

Rithemelohet Pika e Lëvizjes Vetëvendosje në Lagjen Nr. 1 të Rahovecit

Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka njoftuar se ka mbajtur një aktivitet, ku ka rithemeluar Pikën në Lagjen Nr. 1 të qytetit.

Gjatë këtij aktiviteti, anëtarët e lagjes morën pjesë në zgjedhjen e strukturës së re të kryesisë. Kryetar i kësaj pike u zgjodh Mustaf Haxhimustafa, i cili është master në Menaxhment dhe Financa.

Në fjalën e tij, z. Haxhimustafa falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe votën e tyre. Gjithashtu, Koordinatori i Qendrës së LVV-së në Rahovec, Prof. Dr. Ali Dula, falënderoi anëtarët për kontributin e tyre në procesin e rithemelimit të kësaj pike. Ai theksoi angazhimin e vazhdueshëm të lagjes në mbështetjen e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit mobile version