Komuna e Rahovecit ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitat e Mjekut të Praktikës së Përgjithshme, të shpallur nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale më 8 prill 2024.
Pas përfundimit të testit me shkrim më 7 qershor 2024 dhe intervistave më 13 qershor 2024, Komisioni përzgjedhës publikoi rezultatet e kandidatëve fitues si më poshtë:
Kreshnik Elshani – 88 pikë në testin me shkrim dhe 28 pikë në intervistë, gjithsej 116 pikë.
Dhurata Ukaj – 69 pikë në testin me shkrim dhe 30 pikë në intervistë, gjithsej 99 pikë.
Albert Shala – 54 pikë në testin me shkrim dhe 33 pikë në intervistë, gjithsej 87 pikë.
Petrit Delija – 50 pikë në testin me shkrim dhe 30 pikë në intervistë, gjithsej 80 pikë.
Kandidatët fitues janë përzgjedhur bazuar në vlerësimin profesional nga Komisioni i Rekrutimit. Njoftimi për fituesit është bërë më 21 qershor 2024.
Dokumenti zyrtar: