Sot, Kuvendi Komunal i Rahovecit organizoi një mbledhje solemne me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Rahovecit, nën thirrjen e kryetarit të komunës, z. Smajl Latifi. Në këtë ditë të veçantë, bazuar në vendimin e kuvendit komunal (01 Nr 228/24, datë 30 maj 2024), ish-Kryeministri i Shqipërisë, z. Pandeli Majko, u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Rahovecit”.
Ish-Kryeministri Majko shprehu mirënjohjen e tij për këtë nder të veçantë, duke thënë: “Është privilegj i madh të pranoj këtë dekoratë dhe përtej modestisë nuk e di a i kam merituar gjithë ato çka u thanë për mua, kur unë nuk kam bërë asgjë më shumë se çka është dashur të bëja si kryeministër në atë kohë të vështirë lufte.”