Raho Gazeta

Nënshkruhet Kontrata për Ndërtimin e Parkut Solar në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e një parku solar prej 100 MW ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Konzorciumit të udhëhequr nga “Orllati Group”. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Ekonomisë dhe përfshiu partnerë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Projekti do të realizohet në fshatrat Guri i Kuq dhe Kramovik, në territorin e Komunës së Rahovecit, me një investim prej mbi 70 milionë euro. Ky park solar pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe do të ketë një ndikim të madh në sigurinë e furnizimit me energji si dhe në krijimin e vendeve të punës.

Ky investim i rëndësishëm është vlerësuar nga institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë projekt që synon të përmirësojë infrastrukturën energjetike dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Exit mobile version