Raho Gazeta

Kryetari Smajl Latifi Përkujton Heroin Komandant Skënder Rexhepi – Hekuri

Sot, në fshatin Mrasor, u mbajt një aktivitet përkujtimor me rastin e ditëlindjes së 59-të të heroit të kombit, Skënder Rexhepi, i njohur si Komandant Hekuri. Në këtë ditë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me përfaqësues të tjerë, vizituan Shtëpinë-muze të komandantit, për të nderuar kujtimin e tij dhe për të reflektuar mbi trashëgiminë që ai la pas.

Skënder Rexhepi do të kujtohet gjithmonë për trimërinë dhe rezistencën e tij kundër pushtuesve serbë. Ai ra dëshmor më 21 janar 1999, në një pritë armike në një kodër mbi fshatin Fortesë, duke luftuar për atdheun e tij deri në momentin e fundit.

“Shtëpia-muze e Skënder Rexhepit pasqyron të kaluarën tonë të lavdishme dhe është një simbol i vlerave të UÇK-së dhe të vlerave tona kombëtare,” theksoi Kryetari Latifi.

 

Postimi i plotë:

Exit mobile version