Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Rahovecit ka hapur thirrjen për aplikim për mbështetjen e fermerëve me pleh artificial. Kjo nismë synon të përkrahë të gjithë sektorët bujqësorë të komunës, përveç atyre që tashmë marrin mbështetje për kultivimin e grurit, misrit, patates dhe fasules nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Fermerët të cilët janë të interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi mund të aplikojnë përmes formularit online ose duke u paraqitur personalisht në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Periudha e aplikimit është e hapur nga data 2 maj 2024 deri më 22 maj 2024.