Komuna e Rahovecit ka nisur ciklin e parë të dëgjimeve publike buxhetore për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2025/2026. Në këtë dëgjim publik morën pjesë të rinj, gra, pensionistë dhe përfaqësues të komuniteteve pakicë.
Drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2025 dhe shpërndau dokumente që përmbanin informacione të detajuara mbi ndarjet buxhetore. Pjesëmarrësit parashtruan kërkesa dhe pyetje, të cilave u dhanë përgjigje nga kryetari i Komunës dhe drejtorët përkatës.
Ky proces është pjesë e planifikimit të hershëm buxhetor dhe ndjek procedurat e përcaktuara nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive dhe Statuti i Komunës së Rahovecit.