Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec, Edon Cana, ka vizituar sot shtëpinë-muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi, i njohur si Komandant Hekuri, për të nderuar ditëlindjen e tij të 59-të.
Në njoftimin e tij në Facebook, Cana theksoi se kjo familje e njohur ishte gjithherë në shënjestër të pushtuesit serb. Prindërit e tij, Murati dhe Kada, krijuan një ambient të përshtatshëm për edukimin kombëtar të Skënderit. Gjatë luftës së armatosur në Kosovë, Skënder Rexhepi u dallua si një luftëtar i përgatitur dhe një komandant me aftësi të shquara.
Cana përmendi gjithashtu krenarinë e familjes së Skënderit, përfshirë bashkëshorten Kumrie dhe fëmijët Agnesa dhe Altini, të cilët ndihen krenarë për veprat dhe sakrificat e tij. Ai theksoi se veprat e Skënder Rexhepit do të jetojnë nëpër breza si simbol i lirisë së atdheut.
“Lavdi dëshmorit Skënder Rexhepi-Hekuri dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për liri,” përfundoi Cana.
Postimi i plotë: