Këngëtari i njohur i muzikës popullore nga Rahoveci, Ardian Limanmera, ka shprehur shqetësim për gjendjen e muzikës në Kosovë. Në një deklaratë, ai vuri në dukje se vlera dhe origjinaliteti i muzikës duket se janë zhdukur, duke kritikuar stilin e njëjtë që po ndjekin shumë artistë të rinj.
“Sot, të gjithë tingëllojnë njësoj, duke humbur ndjenjën e vërtetë të artit. Ky është një krim artistik,” u shpreh Limanmera, duke bërë thirrje për kthim te kreativiteti dhe individualiteti në muzikë. Ai u këshillon artistëve të rinj të zhvillojnë një stil unik, në vend që të ndjekin trende të njëjta dhe të kopjojnë njëri-tjetrin.