Raho Gazeta

Albin Kurti pritet nga Erdogan në kompleksin presidencial, në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ky takim zyrtar raportohet nga agjencia e lajmeve Anadolu.

Në agjendën e kësaj vizite zyrtare, Kurti dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas së cilit do të udhëheqin takimin e delegacioneve midis dy vendeve.

Vizita e Kryeministrit kosovar në Ankara përfshin gjithashtu një takim me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. Më vonë, Kurti do të udhëtojë për në Stamboll për të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ky forum synon të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.

 

 

 

Exit mobile version